leoni

Kosova e Shqipëria të intensifikojnë bashkëpunimin edhe në TIK

Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj-Gashi me bashkëpunëtorë ka qëndruar në Tiranë ku zhvilloi një takim pune me Ministren e Shtetit  për Inovacion dhe Administratë Publike, Milena Harito dhe Lorenc Bako, Këshilltar i Ministres  për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit.

Zëvendësministrja Besa Zogaj-Gashi njoftoi Ministren Harito për nismën e Ministrisë të Zhvillimit Ekonomik “Gratë në TIK” që ka për qëllim t’ua hapë dyert grave për punësim formal në fushën e TIK-ut, pasi që  Kosova e ka vendosur zhvillimin e mëtutjeshëm të ekonomisë së saj digjitale si një nga prioritetet e saj kryesore politike.

Temë e diskutimit ishte Pilot projekti WOW (Women in Online Work – Gratë në punë online) projekt ky i përkrahur nga Banka Botërore dhe që  ka për qëllim rritjen e pjesëmarrjes së grave, veçanërisht ato që jetojnë jashtë zonave urbane, në punët online të mundësuara nga teknologjia informative dhe komunikuese. Ky projekt është lansuar në tetor të vitit 2015 dhe ka rezultuar si i suksesshëm.

Ajo ka bërë të ditur se nga ky projekt kanë përfituar dy komuna si ajo e Gjakovës dhe Lipjanit ku kanë aplikuar femra nga mosha 18-34 vjeç, të cilat paraprakisht janë testuar në njohuri bazike për kompjuterët, gjuhën angleze etj.

Më tej Zogaj-Gashi theksoi se interesimi i grave për këtë projekt ishte shumë i madh dhe se disa prej tyre pas përfundimit të trajnimit kanë gjetur punë në platformat online.

Nga ana e saj, Ministrja Harito u shpreh shumë e kënaqur nga kjo  informatë dhe propozoi që të fillojë një bashkëpunim në mes të dy shteteve për fuqizimin e femrave përmes një projekti të tillë të përbashkët.

Zëvendësministrja Zogaj- Gashi dhe Ministrja Harito u dakorduan që Qeveritë e të dyja vendeve, në të ardhmen e afërt, t’i intensifikojnë angazhimet e tyre në funksion të rritjes së bashkëpunimit bilateral në fushën e TIK-ut.a

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …