Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, nuk mendon që do të ketë ndërrim të administratës amerikane

Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Xhejmes O’Brajen, në Forumin e Dubrovnikut, është pyetur për zgjedhjet në SHBA dhe ka folur edhe për qasjen e administratës Biden sa i përket rajonit të Ballkanit Perëndimor. O’Brien ka thënë se nuk mendon që do të ketë ndërrim të administratës amerikane dhe ka potencuar se nga takimet e rregullta me presidentin Joe Biden e kupton që presidenti amerikan ka njohuri dhe përkushtim shumë të fortë për rajonin:  “Nuk mendoj që o të ketë ndërrim të administratës amerikane. Zgjedhjet tona përcaktohen nga disa rregulla fundamentale dhe obligime. Kam takime të rregullta me presidentin Biden, dija dhe përkushtimi i tij për rajonin është shumë e fortë”, ka thënë O’Brien. Ai ka thënë se vendi i rajonit të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian dhe këtu ka përmendur përfitimet që ofrohen për vendet e rajonit, sikurse Plani i Rritjes, rihapjen e BE-së për zgjerim dhe forcimin e prezencës së NATO-s në Veri të Kosovës dhe Bosnje.

Kontrolloni gjithashtu

Mustafa: Prioritetet kryesore rendi, ligji, normalizimi i vendit, të lidhemi fort me interesat shtetërore

Rrustem Mustafa, përdor një metaforë të Dritëro Agollit për të kritikuar politikën në Kosovë

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, …