Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, që kanë ndodhur në Kosovë, janë regjistruar ndryshime të rëndësishme në përbërjen e Kuvendit, me rreth 20 deputetë të rinj. Lëvizja Vetëvendosje, ka regjistruar mbi 10 deputetë të rinj, përfshirë Edona Llalloshin, Drita Pajazitin dhe Agim Bahtirin. Nga PDK-ja, deputetë të rinj janë Vlora Çitaku, Sala Jashari dhe Jakup Nura, ndërsa nga LDK-ja për herë të parë do të ulen Fadil Hadergjonaj dhe Jehona Lushaku Sadriu. Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet nesër, e cila do të drejtohet nga deputeti më i vjetër dhe ai më i ri në moshë, Avni Dehari dhe Sala Jashari.
