Projektligji i miratuar i Qeverisë lidhur me monitorimin e mediave, do të kontrollohet nga Komisioni i Pavarur i Medieve

Ndryshimet në ligjin e ri për KPM-në, i cili parasheh censurë e gjoba deri në 40 mijë euro, nuk janë në përputhje me standardet evropiane

Ndryshimet në ligjin e ri për KPM-në, i cili parasheh licencimin e mediave online, monitorim e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro, po shihen si të gabuara dhe nuk janë në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës. Profesorët universitarë e Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) bëjnë thirrje që të merren parasysh rekomandimet e KiE-së, pasi 80 për qind e rekomandimeve nuk janë marrë parasysh nga Qeveria e drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje në pushtet. Sipas AGK-së, Qeveria Kurti qëllimshëm po injoron standardet e Këshillit të Evropës, me mundësinë që në të ardhmen të krijohet një hapësirë e ndërhyrjes politike gjë që e cenon lirinë e medias, një nga standardet themelore të Bashkimit Evropian. Kryeredaktori në ATV, Leart Hoxha ka thënë për KosovaPress-in se nëse nuk përfillen rekomandimet e KiE-së, atëherë do të miratohet diçka që herët apo vonë do të dëshmohet si e dëmshme për punën e mediave. Ai thotë duhet të gjendet metoda si KPM të bëjë monitorimin e mediave, por sipas tij, për këtë nevojiten shumë njerëz, pajisje, para dhe kohë.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …