Ndryshon orari i seancave për çështjen gjyqësore të Hashim Thaçit dhe të tjerëve në Gjykatën Speciale, në Hagë

Në njoftimin e Gjykatës Speciale, në Hagë, bëhet e ditur se është vendosur të ndryshohet orari i seancave në çështjen gjyqësore të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Seancat do të zgjasin nga ora 09:00 deri në orën 16:30, në vend të orës 16:00 siç ishte planifikuar më parë. Ky vendim është marrë për periudhën deri në pushimin veror. Së bashku me këtë, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj tyre për krime lufte dhe krimet kundër njerëzimit. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, janë deklaruar të pafajshëm që në paraqitjet e tyre të para.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …