Në fshatin Zatriq të komunës së Rahovecit, kanë filluar punimet për rregullimin e parkut rekreativ

Në fshatin Zatriq të komunës së Rahovecit, kanë filluar punimet për rregullimin e parkut rekreativ. Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me nënkryetarin Fatmir Iska, drejtoreshën e DKRS-së Bjondina Kleqka dhe drejtorin e DEZHT-së Artan Asllanin, vizituan hapësirën në të cilën do të zhvillohen punimet. Ky projekt është pjesë e projektit “Investime në infrastrukturën kulturore dhe kënde të lojërave për fëmijë”, objektivi i përgjithshëm i së cilës është promovimi i hapësirave publike, gjithëpërfshirëse dhe të qasshme për banoret e fshatit Zatriq, me qëllim të rekreacionit dhe shfrytëzimit të kohës së lirë nga të gjitha grupmoshat.

Kryetari Latifi ka thënë se me investime të tilla do të Vazhdojmë edhe me vendbanime të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Përkujtohet në 35 vjetorin e vrasjes martiri vitias, Milaim Tahiri

Me rastin e 35 vjetorit të vrasjes së qytetarit vitias, Milaim Tahiri, kryetari i komunës …