Në 24 vjetorin e rënies, sot, drejtorë të drejtorive komunale të Rahovecit së bashku me përfaqësues të OVL-së, kryetarin e fshatit, me drejtorin e shkollës dhe në prani të familjes së dëshmorit e qytetarëve nga Xërxa, bënë homazhe dhe nderime pranë bustit të dëshmorit Hamëz Thaçi. Dëshmori Hamëz Thaçi, ashtu sikur të gjithë dëshmorët tjerë të atdheut, do të kujtohen përherë dhe përulje para jetës dhe veprës së tyre, sakrificës sublime dhe përjetësimit të tyre gjatë luftës çlirimtare.
Lavdi përjetë dëshmorëve të atdheut!

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
