Në 24-vjetorin e rënies heroike të Myrvete Maksutajt, deputetja e PDK-së Ganimete Musliu bëri homazhe te shtatorja e saj

Në 24-vjetorin e rënies heroike të Myrvete Maksutajt, deputetja e PDK-së Ganimete Musliu bëri homazhe te shtatorja e saj

Në 24-vjetorin e rënies heroike të Myrvete Maksutaj, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e shoqëruar edhe nga nënkryetari i komunës së Istogut, Ali Nimanaj, ka bërë homazhe te shtatorja e kësaj dëshmoreje në Pejë. Në përvjetorin e rënies heroike të Mervete Maksutaj, sot në Pejë bashkë me nënkryetarin e Istogut, Ali Nimanaj, me miq të shumtë dhe me motrën time nderuam luftën heroike të një vajze 20 vjeçare e cila e deshi LIRINË më shumë se jetën. Në prezencë të familjarëve dhe bashkëluftëtarëve të Mervetes, kujtuam trimërinë e një vajze sypatrembur dhe të gatshme për t’u flijuar në mbrojtje të shokëve dhe shoqeve të idealit”. “Shtatorja e saj, hijerëndë dhe krenare si bjeshkët mbi Pejë, na flet në ndërgjegje si gra, si politikanë dhe si popull. Çmimi i lirisë është gjaku që nuk falet. Lavdi e përjetshme Mervetes, luftës dhe heroizmit të saj. Ti dhe vajzat si ti do mbeteni udhërrëfyeset tona të denja. Lavdi dëshmores Mervete Maksutaj dhe gjithë dëshmorëve të rënë për liri”, ka shkruar Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …