Në 48 orët e fundit 26 të shëruar dhe 8 raste të reja me covid në Malishevë

Në 48 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 26 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 8 raste të reja. Kjo është bërë e ditur nga ana e IKSHPK-së dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent në Komunën e Malishevës.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 4245 raste, prej tyre 4100 janë shëruar, 87 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 58 raste.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …