leoni

Në afërsi të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bagdad bien tri raketa të tipit “Kaçusha”

Në afërsi të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bagdad bien tri raketa të tipit “Kaçusha”

Tri raketa të tipit “Kaçusha” kanë rënë në Zonën e Gjelbër në afërsi të ambasadës amerikane në Bagdad. Reuters kishte raportuar orë më parë për shpërthime të fuqishme që janë dëgjuar në kryeqytetin irakian, duke mos dhënë shkakun. Besohet se të paktën dy shpërthime janë dëgjuar në afërsi të Zonës së Gjelbër, ndërsa AFP duke u thirrur në burime të afërta me autoritetet e sigurisë, ka njoftuar se nuk dihet nëse nga shpërthimet ka viktima. “Nga ambasada po dëgjohen sirenat”, ka bërë të ditur ky burim. E në videon amatore të publikuar dëgjohen sirenat që alarmojnë për rrezik të mundshëm. Kjo nuk është hera e parë që kanë ndodhur sulme me raketa ndaj bazave ajrore amerikane që janë të vendosura në këtë zonë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …