Në ambientet e Korporatës Energjetike të Kosovës, është mbajtur një takim konstruktiv me përfaqësues të bizneseve

Në ambientet e Korporatës Energjetike të Kosovës, është mbajtur një takim konstruktiv me përfaqësues të bizneseve nga: Oda Ekonomike e Kosovës, Dhoma e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Aleanca e Biznesit, Klubi i Biznesit, dhe Shoqata e Prodhueseve brenda OEK. Sipas njoftimit, përfaqësuesit e bizneseve janë njoftuar lidhur me hapat konkretë të ndërmarrë nga KEK në kuadër të zbatimit të legjislacionit dhe rregulloreve të Zyrës së Rregullatorit për Energji, përfshirë rregulloren për Furnizim të Mundësisë së Fundit  dhe procesin e kalimit të konsumatorëve në tregun e hapur. “KEK ka njoftuar se, nga data 01.06.2025, ka filluar furnizimin e të gjitha bizneseve në tregun e hapur si FMF, në përputhje me rregulloren përkatëse të ZRRE-së. Me këtë rast, KEK ka kërkuar bashkëpunim nga përfaqësuesit e bizneseve, me qëllim të realizimit të suksesshëm të këtij procesi të rëndësishëm për sektorin energjetik. Njëkohësisht, është theksuar se si ndërmarrje publike prodhuese, KEK është duke vepruar në zbatim të plotë të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi të ZRRE-së”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Taravari kritikon ndërhyrjen e Kurtit dhe zbulon prapaskenat e koalicionit VMRO–VLEN

Thuajse një muaj pas dorëheqjes nga posti i ministrit të Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut …