Në amfiteatrin në Gradish, do të jepet premiera e shfaqjes “MBRETËRESHA E FUNDIT”

Të mërkurën me 7 maj 2025 nga ora 20.00 në amfiteatrin në Gradish (Xerxë), do të jepet premiera e shfaqjes “MBRETËRESHA E FUNDIT”, shfaqje kjo ku pasqyrohet figura historike e mbretëreshës Teutë.

Nje shfaqje koreografike e vallëzimit bashkëkohor me elemente nga folklori shqiptar dhe jo vetëm, ku lëvizja kthehet në gjuhë të heshtur, ku trupi rrëfen historinë e fundit të një mbretëreshe që sfidoi kohën, fuqitë dhe heshtjen.

Mbretëresha ilire, ringjallet jo si figurë e pushtetit, por si frymë e qëndresës. Në një botë që rrëshqet drejt errësirës, ajo ecën mes rrënojave, mes kujtimit dhe harresës, duke na kujtuar fundin e një mbretërie e cila ka ekzistuar.

“Mbretëresha e fundit” nuk është vetëm shfaqje, është rit, është fjalë e pathënë, është kërcim mbi gurë të lashtë.

Andaj, ejani dhe së bashku do të shohim të kaluarën përmes një pasqyrimi brilant në shfaqjen “Mbretëresha e fundit”, e punuar profesionalisht nga koreografi Gëzim Sertollaj, udhëheqësi artistik Muharrem Morina dhe koordinatorja Blerta Hasani, thuhet në postimin në facebook, të kryetarit të komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e VII-të e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë, diskutohet për pasqyrat financiare për gjashtëmujorin e parë të këtij viti

Është mbajtur mbledhja e VII-të e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë, e cila filloi …