Në Cizre të Turqisë janë vrarë 8 policë, mbi 45 të tjerë janë plagosur

Në Cizre të Turqisë janë vrarë 8 policë, mbi 45 të tjerë janë plagosur

Një makinë bombë ka shpërthyer jashtë një ndërtese të policisë në qytetin Cizre të Turqisë, me ç rast janë vrarë  tetë policë dhe mbi 45 të tjerë janë plagosur. Tash për tash nuk dihet se  kush e ka kryer sulmin, por mediat turke kanë fajësuar militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit. Muajve të fundit, në Cizre ka pasur shpesh orë policore nga autoritetet turke, për shkak të sulmeve nga kryengritësit kurdë. Fundjavën e kaluar, ndërkaq, nga një sulm vetëvrasës në Gaziantep të Turqisë janë vrarë mbi 50 veta. Për këtë sulm, autoritetet turke kanë fajësuar grupin militant Shteti Islamik.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj akuzon Osmanin për favorizim të Kurtit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të …