Në Deçan ka filluar implementimi i projektit për trajtimin e qenve endacak

Në një njoftim për media njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Deçanit se ka filluar implementimi i projektit për trajtimin e qenve endacak (kastrim, sterilizim).
Përmes këtij njoftimi luten të gjithë qytetarët të cilët janë pronar të qenve që qentë e tyre t’i mbajnë të mbyllur që të mos rrezikohet marrja nga ekipet e kapjes së qenve.
Ky projekt po realizohet nga organizata “Four Paws International Organisation” në bashkëpunim me klinikën veterinare “Pro Vet”, ndërsa po asistohet edhe nga Komuna e Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti falenderon qytetarët për mandatin katërt në krye të komunës së Vitisë

Kryetari i Vitisë Sokol Haliti ka falënderuar qytetarët përmes një postimi të tij në facebook …