Në Deçan u mbajt diskutimi Publik me Qytetarë

Në bazë të Ligjit mbi Vetëqeverisjen Lokale dhe Statutit të Komunës së Deçanit është mbajtur diskutimi Publik me Qytetarë. Diskutimin e ka udhëhequr Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Deçanit, Dr.Haki Shehaj. Në këtë diskutim qytetarët janë informuar për punën e Komunës për të gjitha çështjet dhe preokupimet e tyre në kompetencat e pushtetit lokal drejtpërdrejtë nga Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe nga Drejtorët e Drejtorive. Kryetari i Komunës se Deçanit Bashkim Ramosaj, para te pranishmëve e ka prezantuar punën e te gjitha Drejtorive duke u ndalur ne hollësi për ç’do projekt investiv qe është duke u realizuar gjatë vitit 2021 si dhe planifikimet për vitet në vazhdim. Qytetarët kanë marrë përgjigje për të gjitha shqetësimet e tyre dhe një varg çështjesh të tjera për të cilat ishin të interesuar në ketë debat.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …