Në Deçan u mbajt mbledhja Inauguruese e Kuvendit të Komunës

Të martën në Deçan u mbajt Mbledhja Inauguruese e Kuvendit të Komunës, një moment me rëndësi të veçantë për institucionet dhe qytetarët e kësaj komune. Në këtë mbledhje u bë betimi i anëtarëve të rinj të Kuvendit të Komunës, si dhe betimi i Kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, duke shënuar fillimin e një mandati të ri institucional dhe përgjegjësie publike.

Gjithashtu, gjatë mbledhjes u zgjodh Kryesuesi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj, i cili do të udhëheqë punimet e Kuvendit edhe në këtë mandat.

Kryetari Ramosaj i uroi suksese të gjithë anëtarëve të rinj, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit, transparencës dhe përkushtimit në shërbim të qytetarëve.

Ai u zotua se institucionet komunale do të vijojnë punën me përgjegjësi të lartë, me vizion të qartë zhvillimor dhe me vëmendje të veçantë ndaj nevojave të komunitetit, duke synuar përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve publike.

Komuna e Deçanit uron të gjithë të zgjedhurit suksese në detyrat e tyre dhe shpreh bindjen se puna e përbashkët do të sjellë rezultate të mira për qytetarët deçanas, thuhet në fund të njoftimit.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtori i OSBE-së në Gjilan uron kryetarin Haliti, për fillimin e mandatit të katërt

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim drejtorin e Qendrës …