leoni

NË DEJNË DHE VRAJAK ZGJIDHEN KRYETARËT E KËSHILLAVE LOKAL

Të hënën më datë 27.6.2022, në fshatrat Dejnë dhe Vrajakë, komisioni për zgjedhjen e kryetarëve të këshillave të fshatrave, lagjeve urbane dhe vendbanimeve, ka zhvilluar takimet e parapara, ku në të dy lokalitetet u zgjodhën kryetarët e këshillave të fshatrave Dejnë dhe Vrajakë. Në një proces të rregullt dhe demokratik Muharrem Morina u zgjodh me shumicë votash, kryetar i këshillit të fshatit Dejnë dhe  Muharrem Morina, poashtu u zgjodh kryetar i këshillit të fshatit Vrajakë. Urime kryetarëve të zgjedhur, mbarësi e suksese! Takimet për zgjedhjen e kryetarëve të këshillave të fshatrave, lagjeve urbane dhe vendbanimeve të komunës së Rahovecit, organizohen nga anëtarët e Kuvendit Komunal Rahovec dhe Ekzekutivit Komunal

Kontrolloni gjithashtu

U zhvillua një aksion i pastrimit dhe largimit të deponisë ilegale të mbeturinave në rrugën Viti- Kllokot

Nën organizimin e përbashkët të komunës së Vitisë, konkretisht drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë …