Kryetari komunës së Ferizajt Agim Aliu, me bashkëpunëtor bënë Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për t’u përkulur sa të jetë jeta, para sakrificës sublime për lirinë të Dëshmorëve të Kombit, invalidëve e veteranëve të UÇK-së. Kryetari Aliu tha se, sot kur po shënojmë 30 Dhjetorin – Ditën e Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Veteranë të UÇK-së nga e gjithë Kosova, urime Dita e Veteranit! Lavdi Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri!

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
