Shqipe Mehmeti-Selimi: ‘Historia e UÇK-së nuk rishkruhet, drejtësi për çlirimtarët!’”

Shqipe Mehmeti-Selimi, gruaja e ish-krerut të UÇK-së, Rexhep Selimi, ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për 45 vjet burgim për secilin nga katërshja e UÇK-së. Përmes një postimi në Facebook, ajo theksoi se historia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mund të rishkruhet dhe kërkoi drejtësi për të gjithë ata që luftuan për lirinë e vendit. “E shenjta UÇK! E shenjtë është liria për të cilën luftuam e u derdh gjak. Historia jonë nuk rishkruhet. Drejtësi për çlirimtarët!” – shkroi Mehmeti-Selimi, duke dërguar një mesazh të qartë ndaj tentativave të Speciales për të njollosur luftën e drejtë të popullit të Kosovës. Analistët kritikojnë se procesi në Hagë po shndërrohet në tentativë për të rishkruar historinë dhe për të stigmatizuar heronjtë e lirisë, duke injoruar kontributin dhe sakrificën e çlirimtarëve të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Pandeli Majko

Pandeli Majko: Vendimi i Hagës nuk duhet të kthehet në armë kundër Perëndimit

Ish-kryeministri shqiptar, Pandeli Majko, ka reaguar për vendimin që pritet të shpallet më 16 shtator …