Organizuar nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj do të mbahet Panairi i Bizneseve Artizanale. Me këtë rast Komuna e Ferizajt, fton të gjitha bizneset dhe dashamirësit e produkteve artizanale të marrin pjesë në Panairin e Bizneseve Artizanale në qytetin e Ferizajt që do të mbahet nga data 24 dhjetor deri më 27 dhjetor në Sheshin “Dëshmorët e Kombit”, Ferizaj, duke filluar nga ora 10 deri në ora 24.00 për katër ditë rresht.
Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj fton të interesuarit që të shijojnë një eksperiencë të paharrueshme me produkte të punuara me dashuri dhe përkushtim!