Në Ferizaj mbahet mbledhja e shtatë e Komitetit për Politikë dhe Financa

Të martën është mbajtur mbledhja e shtatë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Ferizajt, e udhëhequr nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Xhavit Zariqi. Në këtë mbledhje morën pjesë anëtarë të komitetit si dhe drejtorë të drejtorive komunale.

Gjatë mbledhjes u prezantua raporti financiar janar-qershor për vitin 2025. Ndër pikat tjera të rendit të ditës ishte edhe propozim-vendimi për shkëputjen e marrëveshjes së bashkëpunimit të datës 16.12.2008 ndërmjet Agjencisë për Zhvillim Rajonal – Lindje (AZHR-Lindje) dhe Komunës së Ferizajt.

Po ashtu, u shqyrtua propozim-vendimi për plotësim-ndryshimin e vendimit Nr.01.Nr.109 të datës 30.09.2019, i cili ishte ndryshuar edhe më parë me vendimin Nr.01.Nr.22 të datës 28.03.2025.

Në vijim, komiteti diskutoi propozim-vendimin për aprovimin e memorandumit të bashkëpunimit me OJQ-në “Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve – Shtëpia Ime” në Ferizaj.

Drejtori i Drejtorisë së Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Sabri Murseli, prezantoi propozim-vendimin për pezullimin e disa vendimeve të datës 30.05.2025 (Nr.01.Nr.48, 49, 50, 51, 52, 53, 56) si dhe anulimin e vendimit Nr.01.Nr.55 po nga e njëjta datë.

Në mbledhje u diskutua gjithashtu edhe propozim-vendimi për subvencionimin e transportit urban dhe urbano-periferik në qytet.

Të gjitha këto çështje do të shqyrtohen në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal, e cila do të mbahet të enjtën më 31 korrik 2025, duke filluar nga ora 10:00.

 

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt dëgjimi buxhetor me banorët e fashtrave Çifllak, Polluzhë, Dobidol, Kramovik, Gur i Kuq dhe Mrasor

Në shkollën Rilindja në Çifllak, u mbajt dëgjimi buxhetor me banorët e fashtrave Çifllak, Polluzhë, …