Në Ferizaj mbështeten shoqatat e personave me nevoja të veçanta dhe familjet me anëtarë personat me nevoja të veçanta

Mbështetja për shoqatat e personave me nevoja të veçanta dhe familjet me anëtarë personat me nevoja të veçanta ishte tema e diskutimit që kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu pati, bashkë me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Dr. Kemajl Emini dhe drejtorin e Arsimit, Afrim Llabjani, me drejtoren e Koorporatës Gjermane “ASB” – Kosova, znj. Dafina Hoxha dhe bashkëpunëtorët e saj.

Komuna e Ferizajt mori përsipër bashkëfinancimin në lartësinë e 30% të shumës së projektit për mbështetje të tri organizatave si “Down Syndrom Kosova”, “Handikos” dhe “Hendifer”, si dhe po kaq, pra 30% të shumës së projektit për ndihmë 10 familjeve me gjendje të rëndë ekonomike sociale, me prioritet për familjet që kanë ndonjërin nga anëtarët me nevoja të veçanta.

Kujdesi institucional e solidariteti, mbeten vlerat që ne besojmë dhe i përkushtohemi maksimalisht, tha kryetari Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Në Llukë të Epërme u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të Kuvendit të Pajtimit të Gjaqeve

Sot në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të …