Në Ferizaj u mbajt edukimi financiar për ndërmarrësit

Të martën në Ferizaj, ndërmarrësit nga ky qytet patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre mbi analizën financiare, qasjen në financim dhe sigurimet për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM-të), falë ekspertëve që ndanë përvojat dhe këshillat e tyre praktike.

Pjesëmarrësit u shprehën shumë të kënaqur me përmbajtjen dhe diskutimet, duke e vlerësuar këtë punëtori si një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të bizneseve të tyre.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të platformës Biznesi Im, pjesë e Agjencisë Kosovare për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve (KIESA) me mbështetjen e projektit ENIN GEP dhe në bashkëpunim me Raiffeisen Bank.

Kontrolloni gjithashtu

Klubi i Volejbollit “Fer Volley” – Kampion i Kosovës në Volejboll

Klubi i Volejbollit të Femrave “Fer Volley” – nga Ferizaj është shpallur Kampion i Kosovës …