Në Ferizaj zhvillohen aktivitete të ndryshme në Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Oral

Për nder të 20-Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit Oral, grupi i edukimit shëndetësor të Sektorit të Stomatologjisë në QKMF në Ferizaj, zhvilloi aktivitete të ndryshme njëjavore. Aktivitetet e Javës së Shëndetit Oral u zhvilluan në dy kopshtet e qytetit “Engjëjt” dhe “Ardhmëria jonë” me fëmijët e grupmoshave 5 deri 6 vjeç; në shkollat “Jeronim De Rada”, “Besim Rexhepi”, “Ganimete Terbeshi” dhe “Kemajl Hetemi” me nxënësit 11-12 vjeç, si dhe në Qendrën “HandiKos”. Gjatë këtyre ditëve u realizuan gjithsejtë 468 vizita sistematike të cilat u shoqëruan me ligjërata, si dhe me këshilla të qëndrimeve dhe praktikave të mira rreth shëndetit oral. Këto aktivitete u realizuan nga menaxhmenti i QKMF-së, kryeshefi, kryeinfermieri dhe koordinatorja e Grupit për Edukim dhe Promovimi Shëndetësor, në koordinim me stafin profesional të Sektorit të Stomatologjisë të QKMF në Ferizaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …