leoni

Në fshatin Vallaq të Zveçanit është gjetur sasi e kosniderueshme e armatimit

Gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, dhe prokurorinë, ai të monitoruar nga KFOR e EULEX në fshatin Vallaq të komunës së Zveçanit është gjetur një sasi e konsiderueshme e armatimit. Duke folur për këtë aksion, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka theksuar se kemi të bëjmë me një arsenal të konsiderueshëm të llojeve të ndryshme të armëve. Ai ka theksuar se në këtë aksion, janë gjetur raketahedhës dore (zolla), granata dore, tronblonë, armë dhe municion i llojeve të ndryshme. Një arsenal i tërë i mjaftueshëm për një njësit terrorist. Sipas informacioneve që kam pranuar, armatimi i rëndë është gjetur në një objekt që i përket politikanit Aleksandar Arsenijevic”, ka theksuar ministri, Xhelal Sveçla.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Qerimi: Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon përfitimin e fondeve qindra miliona euro nga Bashkimi Evropian

Profesori universitar, Gëzim Qerimi ka tërhequr vërejtjen se bllokada në Kuvend mund të ketë pasoja …