Në gjykatën Speciale, në Hagë, ka mbaruar paraqitjen dëshmitari i 52-të i Zyrës së Prokurorit në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në gjykatën Speciale, në Hagë, ka mbaruar marrja në pyetje e  dëshmitarit të 52-të të  Zyrës së Prokurorit në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së  Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ky dëshmitar është me masa mbrojtëse dhe dëshmia e tij është duke u dëgjuar në sesion privat për publikun. Ai është marrë në pyetje nga avokati i Thaçit, Luka Mishetiq. Ndërkohë, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III tha se do të merret edhe një vendim mbi parashtrimet që i ka bërë avokatja e Kadri  Veselit, Ann Rowan. Qysh më 30 shtator të vitit 2022 Prokuroria e Gjykatës Speciale ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Ambasadori britanik falënderon Aivo Orav për kontributin në rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në Kosova, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohje për Aivo Orav …