Gjykata Speciale

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, ka përfunduar paraqitjen e tij dëshmitari i nëntë i Zyrës së Prokurorit, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Dje në Gjykatën Speciale  ka përfunduar  paraqitjen e tij dëshmitari i nëntë i Zyrës së Prokurorit, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së. Më pas ka folur dëshmitari tjetër i mbrojtur i cili mban kodin 3540, ka bërë të ditur kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, në hapje të seancës. Ndërsa dëshmia e dëshmitarit të nëntë i cili mban kodin 1602 ka vazhduar  në seancë të mbyllur për publikun. Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi ishin në sallën e gjyqit, ndërsa Jakup Krasniqi e ka  ndjekur seancën nga qendra e paraburgimit. Në këtë çështje gjyqësore deri tani kanë përfunduar dëshminë e tyre tetë dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit së, të gjithë të mbrojtur, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur për publikun. Seancat janë zhvilluar kryesisht të mbyllura për publikun, apo dëshmitë janë shfaqur me përmbajtje të redaktuar. Ish-krerët e UÇK-së, të cilët po akuzohen për krime të pretenduara të luftës, ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. Për të gjitha akuzat ata janë deklaruar të pafajshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Blerim Canaj: Mungon vullneti për qeveri të re – nuk përjashtohet kthimi i vendit në zgjedhje

Analisti politik Blerim Canaj ka deklaruar se, pavarësisht fitores së madhe të Lëvizjes Vetëvendosje në …