Në Gjykatën Speciale, në Hagë, ka vazhduar procesi gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, ka vazhduar  procesi gjyqësor kundër  ish-krerëve të UÇK-së. Dje në këtë proces ka dëshmuar dëshmitari i 45-të i Zyrës së Prokurorit, Hajrush Kurtaj, në gjykimin ndaj Hashim Thacit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ky dëshmitar paraqitjen  e tij e kishte filluar me 1 shkurt. Dje në Hagë, ka përfunduar paraqitjen e tij dëshmitari i 46-të, Ai është ballafaquar me dëshmitë e tij dhe të nënës së tij, lidhur me pretendimin për pjesëmarrjen e Jakup Krasniqit në ish-stacionin e policisë në Malishevë dhe marrjen e nënës së tij në pyetje. Në pajtim me urdhrin e Trupit Gjykues në çështjen  e pretenduar penale kundër krerëve të UÇK-së administrata ua  ka ndërprerë shërbimet avokatëve, Gregori Kihou dhe Xho Rider si mbrojtës të Hashim Thaçit  dhe ka  emëruar Luka Mishetiqin krye-mbrojtës të ri për të pandehurin.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka kritikuar qeverinë aktuale të Kosovës, duke e konsideruar si të prishur

AAK refuzon dialogun për Presidentin, Gjini kritikon qasjen e Kurtit

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se subjekti i tij …