Në Gjykatën Speciale në Hagë vazhdon gjykimi kundër krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqit

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, ka vazhduar gjykimi kundër krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqit. Në seancën e djeshme gjyqësore  ka vazhduar paraqitjen para trupit gjykues  dëshmitari i 30-të me radhë. Ai është marrë në pyetje nga avokati  i Rexhep Selimit,  Geoffrey Roberts, i cili edhe kishte diskutuar për klasifikimin e një dokumenti, që mbante nënshkrimin e dëshmitarit. Sipas tekstit të lexuar në gjykatë, dëshmitari kishte qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërkohë është bërë e ditur se as ditën e djeshme nuk është paraqitur në seancë dëshmitari i 29-të në,  edhe pse ishte caktuar dita kur  duhej të dëgjohej  dëshmia e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku shpreh gatishmërinë për rikandidim në Skenderaj

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka deklaruar se është i gatshëm …