Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale po vazhdon procesi gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi

Sot në Gjykatën Speciale,  në Hagë,  po vazhdon procesi gjyqësor kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Prokuroria e kësaj gjykate ka bërë të ditur se gjatë javës janë planifikuar që të dëgjohen dy dëshmitarë të cilët mbajnë kodet 03170 dhe 04410. Po ashtu, ka bërë me dije se në rast se ka kohë, mund të thërrasin edhe dy dëshmitarë të tjerë, të cilët i kanë gati e që mbajnë kodet 04824 dhe 00992 të cilët do të dëshmojnë me video-lidhje. Ndërkohë, gazetari i mirënjohur, Nuhi Bytyçi ka bërë të ditur se ka marrë ftesë zyrtare për të dëshmuar gjatë ditëve në vijim në këtë proces gjyqësor. Ai ka theksuar se lufta çlirimtare e viteve 1998 dhe 1999 simbolizon sakrificën sublime dhe mbijetesën e popullit të Kosovës, dhe është lufta vendimtare që bëri të mundur çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Ushtrisë Amerikane

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar popullin amerikan dhe institucionet …