Gucati - Haradinaj

Në gjykimin kundër krerëve të OVL-UÇK-së u dëgjuan 4 dëshmitarë të prokurorisë, 6 të mbrojtjes së Gucatit dhe 4 të Haradinajt

Gjykimi për vepra penale lidhur me pengimin e administrimit të drejtësisë ndaj Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, i cili ka filluar më 5 tetor 2021, ka përfunduar më 17 mars 2022, ndërsa shqiptimi i dënimit nga trupi gjykues duhet të bëhet brenda 90 ditësh pas përfundimit të gjykimit. Këtë e ka përcaktuar rregulla 159 e Rregullores së Procedurave dhe Provave. Në qoftë se rrethanat e çështjes kërkojnë zgjatje të mëtejshme të afatit, kjo nuk shkon më shumë se gjashtëdhjetë (60) ditë përveçse kur është absolutisht e nevojshme. Vendimi për zgjatjen e afatit është publik dhe palët e mbrojtësi i viktimave informohen në lidhje me të. Për zgjatjen e afatit jepen arsyet përkatëse”, është thënë në rregullore. Në gjykimin ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj janë dëgjuar katër dëshmitarë të prokurorisë, gjashtë të mbrojtjes së Gucatit dhe katër të Haradinajt. Me shkrim janë paraqitur 18 dëshmi të dëshmitarëve, 12 nga mbrojtja e Gucatit dhe katër nga ajo e Haradinajt. Numri i ditëve të gjykimit ishte 31 ditë, derisa kohëzgjatja e procedurës paraprake ishte 12 muaj e 12 ditë. Hysni Gucati së bashku me Nasim Haradinaj janë duke u akuzuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …