Në Han të Elezit është mbajtur punëtori me temën “Punëtori për ndërgjegjësimin e publikut për mbrojtjen e mjedisit”

Në kuadër të projektit “Veprime të përbashkëta për mbrojtjen e mjedisit përmes përmirësimit të ujërave të ndotura dhe sistemit të ujërave të zeza” si pjesë e Programit IPA II CBC Kosovë – Maqedonia e Veriut është mbajtur punëtori me temën “Punëtori për ndërgjegjësimin e publikut për mbrojtjen e mjedisit”. Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin zyrtarë komunal të Hanit të Elezit, Zyrtarë nga instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përfaqësues të kompanive publike “Pastrimi” dhe “Bifurkacioni” dhe ekspert tjerë njohës të kësaj fushe. Në punëtori u trajtuan njohuritë e përgjithshme për mjedisin e Kosovës dhe në veçanti për Hanin e Elezit për të identifikuar rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm mjedisor, shërbimeve të ekosistemit – erozioni dhe rrjedhja e ujit; me theks të veçantë në fshatin Seçishtë dhe Hani i Elezit.

Duke qenë se komuna e Hanit të Elezit është në fazën e realizimit të projektit “Veprime të përbashkëta për mbrojtjen e mjedisit përmes përmirësimit të ujërave të ndotura dhe sistemit të ujërave të zeza” si pjesë e Programit IPA II CBC Kosovë – Maqedonia e Veriut është identifikuar lidhja e projektit me Synimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm të BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Në Qirez u mbajt takim informues me qytetarë në kuadër të vizitave në terren që po zhvillohen nga Kryetari Sami Lushtaku

Në Bashkësinë Lokale te Qirezit, u mbajt takimi informues me qytetarë në kuadër të vizitave …