Punëtori-Rritja e pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrjen komunale

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE), Qendra Rajonale e Gjilanit organizoi punëtori me temën “Rritja e pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrjen komunale”. Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin të ftuar përfaqësues të këshillave lokale të fshatrave dhe vendbanimeve të Komunës së Hanit të Elezit, zyrtarë komunal, si dhe aktorë tjerë të shoqërisë civile. Punëtoria ishte rast që të diskutohen sfidat e funksionimit të këshillave lokale, veçanërisht pjesëmarrja e tyre në procesin e vendimmarrjes dhe bashkëpunimi me komunën gjatë fatkeqësive natyrore dhe në trajtimin e pandemisë Covid-19.

Hapjen e punëtorisë e bënë nënkryetari i komunës Mallzum Qajani dhe z. Afrim Nesreti përfaqësues i OSBE-së, ndërsa në debatin e pjesëmarrësve u adresuan sfidat kryesore dhe praktikat e ndryshme në funksionimin e këshillave të fshatrave në kontekst të bashkëpunimit me komunën në interes të komuniteteve të cilat i përfaqësonin.

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …