leoni

Në Japoni shënohet 17 vjetori i pavarësisë së Kosovës

Organizuar nga ambasada e vendit tonë në Japoni, në këtë shtet shënohet 17 vjetori i pavarësisë së Kosovës. E këtë rast, ambasadori ynë, Sabri Kiçmari, ka folur për historikun e krijimit të Republikës së Kosovës. Ai i ka falenderuar Qeverinw e Japonisë dhe zyratarët e të gjitha niveleve si dhe qytetarët japonezë për kontributin e tyre për lirinë, pavarësinë dhe sidomos shtetndërtimin e Kosovës. Gjatë shënimit kremtues të një prej datave më të rëndësishme të historisë së re të shtetit tonë, kanë marrë pjesë anëtar të Shoqatës Kosovaro-Japoneze, japonezë që kanë marrë pjesë në misione të ndryshme në kuadër të OKB, JICA, institucioneve tjera shoqërore dhe qytetarë japonezë që e kanë vizituar Kosovën dhe ndajnë ndjenja miqësie e simpatie për vendin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Fatos Klosi

Fatos Klosi zbulon takimin sekret mes CIA-s dhe UÇK-së në Tiranë, në pranverën e vitit 1998

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka zbuluar se në pranverën e vitit 1998 …