Në Kleçkë u ekspozua vetura e Komandant Kumanovës

Në Kleçkë u ekspozua vetura e Komandant Kumanovës

Në kuadër të shënimit të Ditës së Brigadës 121, në kompleksin e varrezave të dëshmorëve të UÇK-së, “Ismet Jashari-Kumanova”, në Kleçkë u ekspozua vetura e Komandant Kumanovës. Ekspozimi i veturës është përcjellë me homazhe në varrezat e dëshmorëve të kombit si dhe me përurimin e librit “Në çdo lis një sy shqiponje”, kushtuar togut të artilerisë së Brigadës 121, ku morën pjesë, deputeti dhe kryetari i “NISMA për Kosovës”, Fatmir Limaj, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, deputet tjerë të Kuvendit të Kosovës, zyrtarë komunal të Malishevës, familjarë të dëshmorëve, veteran të luftës, dhe qytetarë të shumtë.

Kontrolloni gjithashtu

Në pritje të Komisionit Evropian: Çfarë do të përfshijë raporti për Kosovën?

Komisioni Evropian pritet të publikojë më 29 tetor paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportin e …