Në Klinë u organizua një turnir në futboll të vogël me pjesëmarrje shumë nacionale

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, të shtunën, në Klinë është organizuar një turnir në futboll të vogël. Me pjesëmarrje shumë nacionale. Me moton “ Të ardhmen e ndërtojmë së bashku”, u zhvilluan 8 lojë futbolli në prani të shumë qytetarëve të Klinës dhe më gjerë. Pjesëmarrës në këtë turnir ishte ekipi i Administratës së Komunës, QKMF” Nënë Tereza”, KFOR-LMT Slloven dhe ekipi i komunitetit serb të Klinës. Qëllimi i këtij organizimi ishte përveç tjerash edhe integrimi i komunitetit serb në jetën kulturore e sportive në Komunë.

Në fjalën e tij në hapje të këtij turniri, kryetari Bashota theksoj se ky organizim i këtij turniri në këtë përbërje është i pari në Kosovë. Ne kemi dashur që të përçojmë një mesazh të bashkëjetesës së mirë mes komuniteteve prandaj nuk ka rendësi rezultati se kush do të fitoj turnirin, rendësi ka rezultati i mesazhit që jep ky organizim. Kryetari Bashota e përfundoj fjalimin duke ju bërë thirrje të gjithëve që këtë mesazh ta marrin si të mirëqenë dhe të përpjekën që njëjtë të organizojnë edhe nëpër Komunat e tjera ku jetojnë bashkësi të ndryshme nacionale duke qenë të vetëdijshëm se e ardhmja është në duart tona dhe se duhet ta ndërtojmë së bashku.

Pas përfundimit të turnirit të cilin e fitoj ekipi i Administratës së Klinës, u ndan kupa, medalje dhe mirënjohje për pjesëmarrësit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …