Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti në takim një delegacion të AAK-së kryesuar nga Ramush Haradinaj

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti në takim një delegacion të AAK-së kryesuar nga Ramush Haradinaj

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti në takim një delegacion të  Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në krye me Kryetarin e saj Ramush Haradinaj, me ç’rast u bë formalizimi dhe konkretizimi i marrëveshjes për koalicion në Komunën e Prishtinës. Kryetari Ahmeti falënderoi AAK-në për mbështetjen e vazhdueshme që ka pasur nga Grupi i asamblistëve të AAK-së pa asnjë kusht në Kuvendin Komunal. Ai tha se diskutimet kanë filluar para disa javësh dhe se ato janë zhvilluar edhe me subjekte të tjera politike, për ta krijuar shumicën e nevojshme në mënyrë që të zhbllokohet puna në Kuvendin Komunal dhe të arrihen synimet të cilat ia kemi vendos vetvetes, e ajo është reforma thelbësore dhe e plotë në Komunën e Prishtinës. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se me fitoren e Kryetarit Shpend Ahmeti AAK-ja ka marr vendim politik që ta përkrah këtë qeverisje dhe politikat e kryetarit Ahmeti pa kushte. Ai potencoi se tani është e nevojshme krijimi i një shumice dhe se janë të gatshëm për partneritet me qëllim që t’iu shërbejnë sa më mirë qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …