Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Në komisionin për Buxhet dhe Transfere, pritet të votohet sot në parim Projektligji për buxhetin e vitit 2021

Pesë komisione parlamentare pritet të mblidhen gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës. Në mesin e tyre edhe ai për Buxhet dhe Transfere, e ku pritet të votojë në parim Projektligjin për buxhetin për vitin 2021. Po ashtu do të mblidhet edhe Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, me ç’rast do të intervistojë drejtorin e prokurimit të Shërbimit Spitalor Kliniko Universitar të Kosovës. Në kalendarin e Kuvendit është edhe Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, ai për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit dhe Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, i cili do të intervistojë kandidatët për Anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Kontrolloni gjithashtu

Adem Demaçi

Para 34 viteve Parlamenti Evropian nderoi Adem Demaçin me Çmimin ‘Saharov’

Parlamenti Evropian më 4 dhjetor 1991 i ndau Çmimin Saharov për Lirinë e Mendimit veprimtarit …