Takimi mes kryetarit të komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj dhe Ministrit të Arsimit Shyqiri Bytyqi, ka sjellë edhe lajme të mira. Këtë e bëri të ditur i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ku ndër të tjera tha se pas takimit që pata më ministrin e Arsimit Shyqiri Bytyqi, u dakorduam që gjatë këtij viti të fillojmë ndërtimin e katër shkollave të reja në Komunë e Deçanit. Në Deçan do të nisin punimet për ndërtimin e SHFMU “Lidhja e Prizrenit”, në Lumbardh SHFMU “Lan Selimi”, në Ratishë SHFMU “Faik Konica” dhe në Gllogjan SHFMU “Heronjtë e Dukagjinit”, si dhe përfundimi i punimeve në ndërtimin e palestrës së sportit në fshatin Irzniq. Më ketë rast edhe Ministri i Arsimit tha se, MASHT është gjithmonë i gatshme për të bashkëpunuar ngushtë me udhëheqësit e komunave, sepse ata i njohin më së miri vështirësitë në komunat që udhëheqin. Duke bashkëpunuar në këtë mënyrë, ne do të mund të zgjidhim problemet që mund të hasen, në kohë sa më të shkurtër po ashtu krijimi i infrastrukturës shkollore si për nxënës po ashtu edhe për mësimdhënës rritë dukshëm cilësinë mësimore. U dakorduam që brenda këtij viti të nisim 4 objekte të reja shkollore.