Limaj

Limaj thotë se nuk mund të ketë normalizim të raporteve mes dy vendeve për sa kohë që nuk ka njohje reciproke

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh bashkëdrejtues i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë ka thënë se Qeveria e Kosovës ka bërë përpjekje serioze që për herë të parë faktori politik të bashkohet dhe të ndërtohet një konsensus sa më i gjerë në dialog. Limaj tha se prej fillimit përpjekja e kësaj Qeverie ka qenë t’i jepet mundësi konsensusit. Ai shtoi se ideja dhe detyra e të gjithëve është ta kthejë në binarë këtë proces. Limaj deklaroi se Kosova nuk është në presion të kohës, por është në presion të arritjes së një marrëveshjeje të mirë. Më tutje ai ka thënë se nëse Serbia nuk është e gatshme të futet në dialog për njohje, atëherë Kosova mund të presë. Ai thotë se nuk mund të ketë normalizim të raporteve mes dy vendeve për sa kohë që nuk ka njohje reciproke. Limaj ka thënë se njohja nga ana e Serbisë lehtëson dhe mundëson në realizimin e të gjitha marrëveshjeve që janë në interes të dy vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor: Një përpjekje serioze për të gjetur zgjidhje lidhur me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, është në procesin e përgatitjes së një draft-dokumenti për dialogun …