leoni

Në komunën e Malishevës rrugët janë të hapura por ka telashe në vendbanimet malore

Të gjitha rrugët në Komunën e Malishevës, janë të hapura, mirëpo në disa fshatra të thella malore, ka probleme për shkak të ngricave, rënies së vazhdueshme të borës dhe erërave, të cilat vende vende e bartin borën në rrugë. Nga fillimi i reshjeve rrugët kanë filluar të hapen dhe nuk ka asnjë rrugë të bllokuar.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Milazim Morina, sipas të cilit kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit, është në terren dhe po largon borën nga rrugët, edhe pse ka reshje të vazhdueshme të borës.

Fshatrat e thella kanë më shumë probleme në rrugë, pasi sasia e borës është më e madhe dhe për shkak të specifikave të terrenit, siç janë fshatrat Llapçevë, pastaj Berisha dhe Fshati i Ri. Këto dy të fundit, kanë më shumë telashe në rrugë, për shkak të ngricave, por rrugët janë të kalueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Nesër më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …