Sot është Dita Ndërkombëtare e Pyjeve gjatë së cilës realizohen aktivitete të ndryshme për rëndësinë e pyjeve. Në vendin tonë, ende vazhdon të ketë disbalcë mes sasisë së drurit që rritet dhe asaj që pritet për nevoja të ndryshme. Sipas disa hulumtimeve, niveli i shfrytëzimit të pyjeve dhe nevojave për dru zjarri është më e lartë se sa rritja vjetore e tyre. Në bazë të Inventarizimit të Pyjeve të Kosovës, rritja vjetore e pyjeve është rreth 1.5 milion metër kub, kurse prerja e lejuar është rreth 1.4 milion metër kub, ndërsa sipas disa hulumtimeve, shfrytëzimi i drurit për ngrohje arrin në rreth 2 milion metër kub. Dita Ndërkombëtare e Pyjeve është shënuar për herë të parë më 21 mars 2013 me rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Shënimi i kësaj date ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e të gjitha llojeve të pyjeve por dhe pemëve, për të mirën e brezave të tanishëm dhe të ardhshëm.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
