Dialogu Kosovë-Serbi

Në krye të dialogut Kosovë-Serbi do të jenë kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas dhe emisari special për këtë proces, Peter Sorensen

Në krye të dialogut Kosovë-Serbi tashmë do të jenë kryediplomatja e Bashkimit Europian, Kaja Kallas dhe i përzgjedhuri i saj si Përfaqësues Special për këtë proces, danezi Peter Sorensen. Detyra kryesore e këtij të fundit do të jetë zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit pa u shpërqendruar me ‘çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor’ siç kishte në mandat paraardhësi i tij Miroslav Lajçak. Këshilli i Bashkimit Europian dje zyrtarizoi diplomatin e Danimarkës, Peter Sorensen, në detyrën si Përfaqësues Special për dialogun Beograd-Prishtinë. Detyra e tij do të jetë kontributi në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes dy fqinjëve, por veçanërisht fokusin duhet ta ketë në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe aneksin e saj – një detyrë kjo që nuk u arrit deri më tani meqë palët patën akuza të ndërsjella për moszbatim të detyrimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …