Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Epopesë së UÇK-së, u bë hapja e dy turneve mbarëkombëtar

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Epopesë së UÇK-së, në Skenderaj u bë hapja e dy turneve mbarëkombëtar, përkatësisht turneut në volejboll për femra “Kupa Adem Jashari” në të cilin tashmë kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme si dhe turneu në futsall “Adem Jashari”, në të cilin sapo kanë filluar ndeshjet e para. Këto turne po zhvillohen në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj.

Të pranishëm në hapje ishin Kryetari i Komunës, z. Sami Lushtaku, drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Kosovare Ahmeti, e cila bëri hapjen zyrtare të turneut në volejboll, zyrtarë komunal si dhe shumë qytetarë e sportdashës.

Në një atmosferë sportive dhe me pjesëmarrje të madhe të të rinjve, u përcollën mesazhe për unitet, respekt dhe frymë garuese, duke theksuar rolin e sportit në bashkimin e komunitetit tonë.

Ekipeve pjesëmarrëse komuna e Skenderajt u uron suksese dhe garë të ndershme gjatë gjithë turneut.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Ferizajt dhe N.P.L. “Ambienti” Sh.A nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Nënkryetari i Komuna e Ferizajt, Lulzim Aliu, së bashku me Drejtorin e Shërbimeve Publike, Alberton …