Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak mes Kosovës e Kroacisë, pjesëtarët e FSK-së kanë kryer me sukses trajnimin e specializuar

Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak mes Kosovës e Kroacisë, pjesëtarët e FSK-së kanë kryer me sukses trajnimin e specializuar

Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar me sukses trajnimin e specializuar për përdorimin e mortajave 60mm dhe 120mm. Gjatë këtij trajnimi intensiv, pjesëtarët e FSK-së u aftësuan në mirëmbajtjen dhe përdorimin efikas të mortajave, fituan njohuri për detyrat brenda ekipit të mortajave, duke ngritur kështu aftësitë e tyre në fushën e mbrojtjes, për të kontribuar në ngritjen e kapaciteteve të sigurisë së Kosovës. Gjithashtu, pjesë e rëndësishme e trajnimit ka qenë edhe puna me Qendrën e Drejtimit të Zjarrit, me ç’rast pjesëmarrësit u trajnuan për të llogaritur me saktësi faktorët e ndryshëm që ndikojnë në trajektoren e predhës, duke përmirësuar në këtë mënyrë efektivitetin operacional. Forca e Sigurisë së Kosovës është e përkushtuar në ngritjen dhe avancimin e pjesëtarëve, në mënyrë që të jemi të përgatitur për t’u përballuar me çdo sfidë që paraqitet”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Me aktivitete tematike e përkujtimore sot u përkujtuan: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha

Më 31 janar të vitit 1997, kanë rënë në një pritë të Policisë serbe dëshmorët e parë të UÇK-së, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullau

Më 31 janar të vitit 1997, kanë rënë në një pritë të Policisë serbe dëshmorët …