Në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar mes Komunës së Malishevës dhe të Projektit ReLOaD3 (Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 3), që financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), shpallim këtë:
NJOFTIM PUBLIK PËR OJQ-të
Sesionet Mentoruese
në kuadër të Thirrjes së Parë Publike për Projekt Propozime për OSHC-të në Komunën e Malishevës
Me datë 10 (e martë), dhe 11 mars (e mërkurë), 2026, me fillim nga ora 10:00, Komuna e Malishevës, në bashkëpunim me UNDP-në dhe Programin Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor 3 (ReLOaD3), organizon sesione mentoruese për OSHC-të e interesuara të përgatisin projekt-propozimet dhe/ose të aplikojnë në Thirrjen e Parë Publike për dorëzimin e projekt-propozimeve nga Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të), në përputhje me kriteret dhe prioritetet e përcaktuara bashkërisht.
Sesionet mentoruese do të realizohen nga ora 10:00 deri në ora 15:30, dhe do të zhvillohen në Sallën e Asamblesë Komunale në Malishevë.
Shënim: Për sesionet mentoruese lidhur me projekt propozimet, rekomandohet që OSHC-të të sjellin laptop-in personal, për lehtësimin e marrjes së shënimeve dhe adresimin e rekomandimeve gjatë sesionit.