Njoftim: Drejtoria për Arsim dhe Edukim e komunës së Malishevës
Për të gjitha Institucionet Arsimore përfshirë dhe Çerdhet për fëmijë
Duke u bazuar në parashikimet e Institutit Meteorologjik të Kosovës për përkeqësimin e motit dhe gjithashtu bazuar në gjendjen në terren në komunën e Malishevës, e cila po rëndohet për shkak të të reshurave të shiut, dhe bazuar në vërshimet të cilat kanë përfshirë pothuajse çdo vendbanim të komunës së Malishevës, Drejtoria për Arsim dhe Edukim e komunës së Malishevës ka marrë vendim që fillimi i gjysmë vjetorit të Dytë shkollor 2025/2026 të shtyhet deri me 12 janar 2026.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
