Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e Komunë së Malishevës, mbajti debat publik me qytetarë, mbi Draft Rregulloren për Tokën Bujqësore. Fillimisht të pranishmit i përshëndeti Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Murat Hoxha, duke i njoftuar, se ne si drejtori së bashku me zyrtarët kemi hartuar këtë Draft Rregulloren për Tokën Bujqësore, ku edhe po debatojmë publikisht. Zyrtari i drejtorisë në fjalë Milaim Morina, në hollësi prezantoi Draft Rregulloren për Tokën Bujqësore duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-040 për vetëqeverisje Lokale dhe nenit 1 dhe 2 të Ligjit Nr. 02/L26 për Tokën Bujqësore si dhe neni 37.4 dhe 40.2 të Statutit të Komunës së Malishevës, nr. 01/871, të datës 12.11. 2008, Udhëzimit Administrativ, Nr. 10/2010, për ndërrim destinim të tokës bujqësore. Ai në Vazhdim tha ”Qëllimi i kësaj Draft Rregullore është që të caktoi procedurat dhe kriteret e vendosjes për ndërrim të përhershëm ose të përkohshëm të destinimit të tokës bujqësore. Procedurat e parapara kërkojnë në veçanti një bashkëpunim të ngushtë të organeve përkatëse kompetente për planifikimin hapësinore dhe bujqësi, përfshirë këtu edhe Kuvendin Komunal, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Malishevë”. Nga ata që u inkuadruan në debat u kërkua, që toka bujqësore të ruhet, duke zbatuar ligjin në përpikëri, sepse, sot jemi dëshmitarë se sa shumë është degraduar, sidomos toka bujqësore e klasës I-IV (Toka Pjellore), kryesisht ky degradim vjen nga faktori njeri, prandaj ky Draft Rregullore për Tokën Bujqësore, pritet të kaloi edhe nëpër një debat të drejtorive përkatëse Gjeodezisë dhe Kadastërit, Urbanizmit, Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, e ekspertëve të kësaj fushe dhe më pas dërgohet për debat në Kuvend,që më në fund të miratohet dhe të gjejë zbatim kjo rregullore mbi tokën bujqësore, duke mbrojtur tokën, mbrojmë të ardhmen e fëmijëve tanë.