Hysni Gucati: Gjykata Speciale është “tmerr i botës”, shqiptarët u tradhtuan

Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, e ka cilësuar Gjykatën Speciale si “tmerr të botës” dhe ka theksuar se shqiptarët u tradhtuan nga kjo gjykatë. Në emisionin “Kosova Today”, Gucati, i cili ndodhet aktualisht në Hagë për të përcjellë gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së, u shpreh se fytyrat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit ishin të qeshura dhe se morali i tyre është i fortë, duke u dhënë forcë edhe atyre që janë në mbështetje. Ai foli gjithashtu për rezolutën e dorëzuar në Gjykatën Speciale, të nënshkruar nga 30 deputetë zviceranë, duke falënderuar veprimtarin e çështjes kombëtare Sali Bislimi për përfshirjen në këtë iniciativë. Rezoluta kërkon barazi dhe drejtësi dhe i bën thirrje qeverisë zvicerane që të ndërmarrë hapa për të ndikuar drejtpërdrejt te Gjykata Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …