Ferat Shala kritikon uljen e buxhetit të ZRrE-së: “Ndërhyrje flagrante në punën e rregullatorit”

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka kritikuar sot Qeverinë e Kosovës në seancën për projektbuxhetin e vitit 2026, duke e quajtur uljen e mbi 16% të buxhetit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë  si një ndërhyrje flagrante në punën e tyre. Ai tha se kjo ulje e mjeteve do të dëmtojë pavarësinë e institucionit dhe do të ndikojë drejtpërdrejt në menaxhimin e sektorit energjetik, duke detyruar rregullatorin të vlerësojë ofertat e kompanive energjetike në kushte presioni financiar dhe politik. Shala kritikoi gjithashtu mungesën e stafit profesional dhe ngulfatjen e rregullatorit gjatë viteve të fundit, duke paralajmëruar se vazhdimi i kësaj qasjeje mund të rrezikojë sektorin dhe ekonominë e vendit. Ai i bëri thirrje qeverisë të ndryshojë qasjen dhe të respektojë autonominë e ZRrE-së, siç e parashikon Kushtetuta.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj: Ndërrimi i personit nuk e rinis afatin gjashtëmujor për ushtruesin e detyrës së presidentit

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se kufizimi kushtetues …